MENU
klinika

Sipas ish-shërbyesit të princeshës Diana

“Grindja mes William dhe Harry-t mund të kenë nisur për salsiçe”

16.01.2023 - 12:52

Ish-shërbyesi i Princeshës Diana ka deklaruar se Harry dikur luftonte me faktin se vëllai i tij William ushqehej me më shumë salsiçe se ai, dhe kjo mund të jetë edhe një shkak për dinamikën konkurruese mes dy vëllezërve.

Paul Burrell, 64 vjeç, kujtoi se Harry pyeste pse William merrte më shumë salsiçe se ai, kur shërbehej darka. Më pas dadoja i përgjigjej: William ka nevojë të hajë më shumë se ty sepse ai do bëhet mbret një ditë.

Burrell beson se këto lloj vërejtjesh ndezën tensione të hershme midis vëllezërve.

“Një herë pashë dadon t’i jepte Williamit tre salsiçe në mëngjes dhe Harry-t hëngri dy. Harry pa pjatën e tij dhe pyeti, “si ka mundësi që ai merr tre dhe unë marr vetëm dy?” Kur dado u përgjigj se Williami do bëhet mbret, Harry qetësohej dhe e pranonte, por kjo është ajo me të cilën ai duhej të luftonte edhe në shtëpinë e tij”, ka thënë Burrell.

Burrell beson se pjesa më e madhe e sjelljes së fundit të Harry-t erdhi nga rritja në një mjedis ku ai vazhdimisht duhej të ishte pas William.

Ai shtoi se Diana iu lut Charles që të mos e dërgonte Harryn në Kolegjin Eton, nga shqetësimi se ai do të krahasohej vazhdimisht me vëllain e tij më të madh, por lutjet e saj ranë në vesh të shurdhër.

Burrell pohoi se Harry e trajtoi problemin e konkurrimit me vëllain e tij duke u bërë më i zhurmshëm.

“Williami duhet të ishte i matur dhe stoik dhe do të ishte në vëmendje të gjithçkaje, ndërsa Harry jo. Ai do të duhej të bëhej klloun, që të vihej re”, tha ai.

Paul Burrell kujtoi gjithashtu një incident kur William pati një shpërthim dhe tha se nuk donte të ishte mbret.

“Harry tha se do bëhej ai mbret në vendin e tij, Diana qeshi dhe tha: Do të ishe mbreti i mirë Harry””, tha Burrell.

Kujtimet e Princit Harry ‘Spare’ u bënë libri jo-fiction më i shitur ndonjëherë, duke shitur 1.43 milionë kopje gjatë ditës së parë të shitjes në MB, SHBA dhe Kanada.

Ai pothuajse dyfishoi rekordin e mëparshëm – “A Promised Land” e Barack Obamës, i cili shiti 887,000 kopje në ditën e publikimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dikur i kam shtrirë dorën për gjithçka...'

‘Përçahet’ gjaku, princ William reagon pas vendimit të Harry-t