MENU
klinika

Këngëtarja ka një përgjigje për të gjithë!

Kilet e tepërta të Selena Gomez kthehen në temë diskutimi

17.01.2023 - 11:27

Teksa disa u mahnitën nga paraqitja e saj në “Golden Globes Awards 2023”, të shumtë ishin edhe tjerët që iu tërhoqi vëmendje pesha e saj fizike. Kilet e tëpërta të Selena Gomez u kthyen edhe një herë në temë diskutimi.

E veshur me një fustan “Valentino” pa rripa me një dekolte të thellë, ajo ishte një nga yjet e ceremonisë, si dhe u nominua për ‘Aktoren më të mirë’.

Kritikat për peshën erdhën teksa ajo pozoi para kamerave pas mbërritjes së saj, ku në një video në Instagram, Selena iu drejtua kritikëve e shoqëruar nga motra e saj 9-vjeçare, Gracie Elliott Teefey .

“Unë jam pak më e mbushur tani sepse u argëtova me pushime. Por ne nuk na intereson”, u shpreh Gomez.

Pesha dhe ndryshimet e saj në fizik i kanë shkaktuar shumë probleme, ajo u zhduk nga rrjetet sociale në vitin 2019, por tani duket se është në një gjendje mendore shumë më të mirë për t’u përballur me komente të tilla të pajustifikuara.

Më herët Selena shpjegoi gjithashtu se ideja që kishte në kokën e saj se si do të ishte e ardhmja e saj e lëndoi shumë vitin e kaluar.

“Mendova se do të martohesha në moshën 25-vjeçare dhe nuk mund të isha më e hutuar. Ajo ide më shkatërroi sepse as nuk i afrohesha asaj që imagjinoja gjithmonë”, ka deklaruar ylli.