MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Nuk ka rrezikim të marrëdhënieve Kosovë-NATO’

06.12.2018 - 17:30

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë para deputetëve të Kuvendit se formimi i Ushtrisë së Kosovës është proces i brendshëm, vendim sovran dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, që është ndër më të avancuarat në botë.

Haradinaj tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk i rrezikon raportet me NATO-në.

'Kosova po krijon ushtri për ta ruajtur paqen' konica.al

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, lidhur me transformimin e FSK-së në Ushtri.

Haradinaj theksoi se gjatë bisedës me Stoltenberg e ka njoftuar se vendimi për tranforimimin e FSK-së është vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor dhe përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore.

A e mbështet NATO dialogun Kosovë-Serbi? konica.al

Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se komisionari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johaness Hahn nga afër është njoftuar për vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës e Hercegovinës.

Ai vlerësoi se Kosova nuk humb asgjë nga vendimi i qeverisë.

'Koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi' konica.al
‘Koha për marrëveshje finale Kosovë-Serbi’ konica.al

Maqedoni

Në debatin e parë publik për katër draft-ndryshimet në Qeverinë e Maqedonisë u prezantuan propozime dhe vërejtje nga ana e ekspertëve dhe sektorit joqeveritar.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se ekziston pranim dhe mendime pozitive për pranimin e propozimeve të caktuara të dhëna në Komisioni kuvendar dhe në seancë plenare. Ai përsëriti se ndryshimet nuk do të jenë pjesë e Kushtetutës nëse Greqia nuk e miraton marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Maqedoni/ Debat publik për ndryshimet kushtetuese konica.al

Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se numri i vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës “së shpejti” do të bie nën 100.

Daçiç është i bindur se do të bie nën gjysmë numri i vendeve anëtare të OKB-së, që në total janë 193 vende.

Kosovë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas raportimeve të mediave serbe për deklaratat e tij në Gjermani lidhur me një zonë ekonomike për veriun e Kosovës.

Pacolli përmes një publikimi në Facebook ka thënë se mediat serbe kanë devijuar qëllimshëm deklaratat e tij. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat