MENU
klinika

"A janë paratë më të rëndësishme..."

Loredana ‘godet’ sërish Mozzik nëpërmjet vajzës së tyre?

25.01.2023 - 12:03

U duk se i ndaluan thumbimet për njëri-tjetrin, por një fragment nga një projekt i ri i Loredana Zefit duket se tregon të kundërtën.

Reperja ka publikuar në “TikTok-un” e saj një video ku këndon një pjesë siç duket nga kënga e saj e re, ku ka folur për marrëdhënien me vajzën e saj.

E në një situatë të tillë nuk kishte si të kalonte pa u përfshirë edhe babai i vajzës së tyre, Mozzik. Si përshkrim të videos në fjalë Loredana ka shkruar diçka që ka bërë jo pak përshtyje.

“A janë paratë më të rëndësishme që nuk je me fëmijën tënd?”

Këtë pyetje shtron Zefi, ndërsa ne kemi një tjetër pyetje: Mendoni se ky është një thumb i pastër për ish-partnerin e saj, Mozzik?

Kujtojmë që më 18 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Hana Aliu, vajza e Loredanës dhe Mozzik festoi 4 vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të veçantë, dyshja lanë gjithçka kishin me njëri-tjetrin dhe u bënë bashkë qoftë për një ditë.
Hana e festoi ditëlindjen bashkë me mamin dhe me babin.

Loredana ndau edhe një video të saj me Hanën, që përmbledhte disa nga momentet e tyre të veçanta së bashku.
Krahas videos reperja bëri një shkrim të gjatë, i cili thonte:

“Gëzuar ditëlindjen fëmija im. Nuk di të qesh apo të qaj, kam një ndjenjë përbrenda që nuk e përshkruaj dot kur përmendet emri yt. Hana jeta ime është shumë e shëmtuar ndonjëherë dhe vetëm ti mund ta bësh të bukur. Ti je arsyeja pse jam e motivuar, ti je e vetmja arsye pse jam e fortë. Zoti ka qenë i mirë me mua kur ti erdhe në këtë botë, çfarë bëra për ta merituar. Mund të mos jem një mama “normale” por Hana ti duhet ta dish që po bëj më të mirën time që të të bëj të lumtur. Bëj më të mirën që të jem mamaja më e mirë në botë. Të dua më shumë se Zoti i dashur. Ti je jeta ime, fryma ime, gjithçka e imja. Nuk mund të jetoj pa ty dhe nuk dua të jetoj pa ty. Të lutem rri me mua përgjithmonë, je gjithçka për mua”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Njerëz që nuk gëzohen për triumfet e tua...'

E quajti “gënjeshtare”, Loredana i kthehet Mozzik