MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse alkooli është i rëndësishëm për zemrën

26.01.2023 - 11:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Pse alkooli është i rëndësishëm për zemrën

Mjeku: Në përgjithësi mjekët ngurrojnë të thonë diçka rreth të mirave që i sjell alkooli shëndetit. Kjo ndodh sepse mjekët janë ata të cilët merren me trajtimin e personave të cilët vuajnë nga tejkalimi i përdorimit të alkoolit, duke filluar nga ngarja e makinës në gjendje të dehur deri tek abuzimet ndaj bashkëshortëve apo cirrozës së mëlçisë. Ata natyrisht që janë të shqetësuar, sepse publiku mund ta interpretojë mesazhin “Pak alkool i bën mirë shëndetit tuaj” si një justifikim për të pirë më shumë alkool.

Zemra vera alkooliTashmë ekziston një sasi e madhe të dhënash shkecore të cilat tregojnë se konsumi i alkoolit në mënyrë të kufizuar është një faktor i fuqishëm parandalues i sëmundjeve të zemrës.

Evidencat tregojnë që marrja e informacionit të balancuar rreth efekteve nga konsumi i alkoolit nuk çon gjithmonë me abuzime. Ku bazohet pretendimi që konsumi i alkoolit në mënyrë të matur mund të sjellë përfitime shëndetësore? Epidemiologët e kanë ditur shumë vite më parë se personat që konsumojnë alkool në masa të vogla deri mesatare kanë më pak mundësi të kenë sëmundje të arterieve koronare sesa personat që nuk konsumojnë fare alkool.

E rëndësishme është modeli i të pirit, jo sasia
Ndryshe nga ndikimi që ka alkooli te arterioskleroza, i cili zhvillohet për shumë vjet, ndikim i alkoolit te tromboza zgjat vetëm për një ose më shumë ditë. Për shembull, pas konsumit të alkoolit trombocitet ngjiten më pak me njëra-tjetrën për një ose dy ditë. Më vonë ato rikthehen në gjendjen dhe pozicionin e tyre të mëparshëm ose mund

të kenë aftësi të ngjiten edhe më shumë me njëra-tjetrën për të krijuar trombet. Ky përfundim sugjeron që njerëzit që konsumojnë alkool, duhet ta konsumojnë atë në sasi të vogla, por rregullisht, madje përditë. Fatkeqësisht shqiptarët nuk e përdorin alkoolin në një mënyrë racionale. Ata kanë tendencë të mos pinë fare gjatë javës dhe në fundjavë të pinë në sasi shumë të mëdha. Kjo është një mënyrë e pashëndetshme e të pirit alkool.

Të dhënat shkencore sugjerojnë se alkooli konsumohet më mirë gjatë vakteve. Për çfarëdo sasie të dhënë alkooli niveli i tij në gjak, kur shoqërohet me ushqim, rritet vetëm sa gjysma e sasisë së krahasuar më rastin kur ai pihet me stomakun bosh. Jo vetëm që niveli i alkoolit në gjak mbetet i ulët, por duke kombinuar alkoolin me ushqimin mund të përfitohen edhe të mira të tjera ndaj zhvillimit të arteriosklerozës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!

Çfarë duhet të dini patjetër

A ndikon diabeti në zemër?