MENU
klinika

Ndodh “mrekullia”!

Sabiani dhe Iliri pajtohen para të gjithëve (VIDEO)

29.01.2023 - 12:39

Të gjithë e mbajmë mend mjaft mirë miqësinë e ngushtë që Iliri dhe Sabiani patën së bashku brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Më pas, raporti i tyre i ngushtë miqësor u kris papritmas.

Që nga ajo kohë dyshja nuk janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit as në studio televizive. Mirëpo së fundmi “mrekullia” ka ndodhur. Teksa Iliri ka qenë i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Sabiani e ka surprizuar duke u shfaqur në skenë, madje duke kënduar këngën “që e ka bërë për të”.

Dyshja kanë shkëmbyer edhe një përqafim të munguar para të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S’e Luan Topi (@seluantopi)

Më herët në një intervistë, ka qenë Sabiani ai që ka folur për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, dhe arsyen pse mungoi në dasmën e tij.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Ilirin. Nuk kam ndërmend të martohem kështu që e di që Iliri nuk do të vijë në dasmën time. Kështu që nuk ka për t’i ngelur qejfi kurrë. Po në ndonjë festë tjetër do t’i shkoj nëse më fton. Unë gjithmonë e dua Ilirin pavarësisht se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë e ka pasur telefonin tim. Unë e di që Iliri do të vijë të më takojë. Dera është e hapur dhe gjithmonë do të jemi bashkë”- u shpreh Sabiani gjatë një interviste në “Top Channel”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reality-show u rikthye pas katër vitesh

Këta janë konkurrentët VIP të “Big Brother Albania”