MENU
klinika

“Dorëheqja është detyrim”

Publikohet slogani i opozitës për protestën e 11 shkurtit

03.02.2023 - 13:23

Partia Demokratike ka thirrur më 11 shkurt një protestë kundër qeverisë, duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama, kjo edhe pas skandalit me McGonigal.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka zbuluar në Facebook edhe sloganin e protestës “…dorëheqja është detyrim”.

“Shqipërisë i dalim zot, pluralizimit, votës së lirë, demokracisë”, thuhet në sloganin që ka publikuar deputetja e PD.


“Në dritën e fakteve të forta: Duke parë se Edi Rama është gati të rekrutojë agjentë të lartë të partnerit strategjik, SHBA, për të zhdukur opozitën e vendit, pluralizmin; duke qenë se ai përben një turp dhe rrezik për stabilitetin e vendit; duke qenë se ai po e shpopullon Shqipërinë; duke qenë se ai rri në pushtet me zgjedhje të vjedhura, me para të krimit dhe patronazhistë; duke qenë se ai sipas KLSH ka vjedhur në 9 muaj 1.1 mld euro të shqiptarëve. Ju ftojmë të bashkoheni më 11 shkurt ora 12:00, t’i dalim zot Shqipërisë, pluralizimit, votës së lirë dhe demokracisë së vendit tonë”