Presidenti i Turqisë Rexhep Tayip Erdogan ka reaguar ashpër, ndaj misioneve diplomatike perëndimore, pas mbylljes së konsullatave në Stamboll.
Në një takim të zhvilluar me të rinjtë këtë të diel, ai nuk i ka kursyer kritikat ndaj Perëndimit, teksa është shprehur: “Do ta paguajnë shtrenjtë nëse vazhdojnë në këtë mënyrë”.
Një tjetër reagim i ashpër është bërë edhe nga Ministria e Jashme duke kërkuar zgjidhjen e kësaj situate.
Përveç mbylljes së konsullatave, shumë vende perëndimore paralajmëruan qytetarët për rrezikun e sulmeve ndaj misioneve diplomatike dhe objekteve jomuslimane të kultit në Turqi, sidomos pas protestave të zhvilluara në Evropë, ku protestuesit e ekstremit të djathtë dogjën librin e shenjtë, Kuranin.
Në këto kushte, Turqia pezulloi negociatat për anëtarësimin e Suedisë në NATO muajin e kaluar pas një demonstrate të tillë në Stokholm.
Erdogan tha se vendet perëndimore po përpiqen të “marrin kohë” dhe se vendimet e nevojshme do të merren në mbledhjen e nesërme të kabinetit.