MENU
klinika

Osmani: Solidarizohemi me të prekurit nga tërmeti

Tragjedia në Turqi/ Kosova shpall ditë zie të mërkurën

07.02.2023 - 18:27

Tërmeti katastrofik që ka prekur mëngjesin e së hënës Turqinë dhe Sirinë, duket se ka prekur jo pak edhe shtetet e tjera të cilat kanë shprehur ngushëllimet dhe janë solidarizuar me Turqinë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në “Facebook’ ka njoftuar se e mërkura do të shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona.

Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar Osmani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari turk: Na kanë treguar vendndodhjet, por s’mund të bëjmë asgjë

“Njerëzit nën rrënoja po dërgojnë video e mesazhe zanore”

“Kosova është e gatshme të ndihmojë”

Albin Kurti shpreh ngushëllimet për popullin turk dhe sirian