MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka mbrojtje natyrale nga sëmundjet e zemrës grupi i gjakut 0?

09.02.2023 - 11:38

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! A është e vërtetë që personat me grupin e gjakut 0 kanë mbrojtje natyrale nga sëmundjet e zemrës?

Mjeku: Sipas teorisë së Peter J. D’Adamo, personat me grupin e gjakut 0 kanë sistem imunitar të fortë. Kjo i detyrohet edhe faktit që kanë një sistem tretës të mirë. Por sipas D’Adamos, personat me grup gjaku 0 janë gjithashtu njerëz që kanë nevojë për aktivitet të theksuar fizik, pasi në përgjithësi “kannë sjellje të udhëhequr nga instinkti”.

Sipas D’Adamos, në kushte stresi personat me grupin e gjakut 0 janë më të prirur ndaj sjelljeve të dhunshme, edhe pse mund të jenë jashtë mase të lodhur, të nevrikosur, depresiv. Ndër ta është edhe mania e lojës, kërkimi i ndjesive të forta, kënaqësia e rrezikut, abuzimi me substancat ekzistuese dhe impulsiviteti.

Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, nisur nga fakti që sëmundjet e zemrës e kanë shpesh fillesën e tyre tek stresi dhe mungesa e aktivitetit fizik, pavarësisht se personat me grupin e gjakut 0 kanë sistem imuntar të fortë, nuk përbën mbrojtje natyrale.

Kjo do të thotë, që ashtu si edhe njerëzit e tjerë, personat me grupin e gjakut 0 janë të rrezikuar nga smëundjet e zemrës nëse nuk tregohen të kujdesshëm, duke mbajtur nën kontroll stresin, si dhe duke kryer aktivitet fizik në vazhdimësi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.