Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të enjte në rrjetet sociale projektin për spitalin rajonal të Lezhës. Kreu i qeverisë thotë se ky projekt do ta transformojë këtë spital dhe do të ketë standardet më të mira.
“Dhe me projektin për transformimin e Spitalit Rajonal të Lezhës, që i bashkohet ndërtimit të Spitalit të Kurbinit dhe rindërtimit të Spitalit të Mirditës, duke finalizuar investimet për shërbimin spitalor me standardet më të mira për të gjithë qarkun e Lezhës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Projekti i ri parashikon rikonstruksionin e godinës ekzistuese ku kapaciteti do të jetë 135 shtretër për dhomat e shtrimit, urgjencë për të rritur, për fëmijë, Kirurgji, salla operacioni, terapi intensive, etj.