MENU
klinika

"Qytetarët të programojnë axhendën"

Protesta e 3 marsit, Berisha: Do jetë epike për nga përmasat

15.02.2023 - 14:46

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se duhet të përgatisin axhendën që më datë 3 mars t’i bashkohen protestës së opozitës.

Berisha tha se protetsa ka si objektiv vetëm kryeministrin Edi Rama dhe nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës për drejtimin e PD.

“Vendi është në terrori i narko shtetit, në Sarandë zhduken gjurmë të një hoteli një tritol që rrezikoi 30 banesa, në Vlorë kapen minat, kamerat shkruante sot FT që kriminelët po kontrollojnë Shqipërinë, vilat janë shndërruar në shtëpi bari. Ndërkohë vjedhjet po rrokin qiellin nuk njohin kufij, shpallin tendera janë vërsulur mbi paratë e shqiptarëve nën shembullin e Edi Ramës. Kjo përbën një fatkeqësi për shqiptarët, një varfërim dhe mjerim në rritje dhe Edi Rama kërkon ti mbyllë gojën në parlament opozitës që sdo ta arrijë kurrë ndaj dhe opozita është më e domosdoshme se kurrë. U bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë agjendën më datën 3 mars do të jenë në Tiranë në një protestë epike nga përmasat, theksoj se protesta ka vetëm një objektiv Edi Ramën s’ka të bëjë as më gjykatë. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim, PD e ka vendimin e gjykatës për çfarë është gjykimi për të pranuar palë AliBashn”,tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Herën tjetër, do duhet t’ju marrin leje ju që…"

Protesta të enjten para Parlamentit, Berisha publikon spotin me një paralajmërim