MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë ilaçet më të shpeshta që akuzohen për alergji?

16.02.2023 - 10:25

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë ilaçet më të shpeshta që akuzohen për alergji?

Mjeku: Medikamentet më të shpeshta që akuzohen për reaksione alergjike janë:

Antikonvulsantët
Insulina
Penicilina, b laktamet
Produktet e kontrastit etj
Cilat janë simptomat kryesore të një reaksioni nga ilaçet?

Problemi më i madh me pacientët është që shpesh ngatërrojnë një reaksion alergjik me rastet ku kemi të bëjmë thjesht me një efekt anësor të medikamentit. Simptomat kryesore të një reaksioni nga ilaçi janë:

Edema të buzës, gjuhës apo fytyrës
Fishkëllima në kraharor
Elemente në lëkurë (skuqje, urtikarie etj)
Prurit
Cilat janë shfaqjet më të rrezikshme të një reaksioni nga ilaçet?

Një ndër shfaqjet më të rrezikshme të një reaksioni të tillë është anafilaksia që është një rrezik për jetën dhe që mund të shfaqet me këto simptoma:

Konfuzion, dhimbje abdominale (e pjesës së barkut), diarre, vështirësi në frymëmarrje, përzierje, të vjella, palpitacione, ulje të tensionit të gjakut etj

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.