MENU
klinika

Vrasjet në bulevard më 21 janar

Familjarët e viktimave depozitojnë sot kallëzim të ri në SPAK

16.02.2023 - 10:45

Familjarët e viktimave të “21 Janarit” depozitojnë sot në orën 10:00 kallëzim të ri në SPAK.

Në 21 janar 2011 u vranë nga 4 qytetarë gjatë protestës së Partisë Socialiste para Kryeministrisë, në kohën kur në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.

Edhe pas 12 vitesh ende nuk ka drejtësi për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën.