“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kush rrezikon të vuajë nga hipertensioni?
Mjeku: Mundësia e vuajtjes nga tensioni i lartë i gjakut është tri herë më e lartë për afrikano-amerikanët sesa për kaukazianët.
Sa më shumë që plakeni, aq më tepër shtohet rreziku (rreth gjysma e popullsisë amerikane e moshës 74 vjeçare, vuan nga hipertensioni).
Rreziku i hipertensionit është më i lartë nëse jeni mbi peshë.
Nëse jeni mbi 35 vjeç, përdorni kontraceptivë oralë dhe pini duhan, keni më tepër mundësi të prekeni nga hipertensioni.
Nëse keni diabet ose vuani nga veshkat, rreziku për hipertension është i lartë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.