MENU
klinika

Aksident i rëndë

Shoferi 28-vjeçar digjet brenda makinës pasi ra në kanal

21.02.2023 - 09:11

Një djalë i ri 28-vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik natën e kaluar. Policia bën me dije se viktima është shtetasi K.M i cili po udhëtonte me automjetin tip “Benz”, kur ka humbur kontrollin mbi të.

Për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë brenda në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:
Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier