MENU
klinika

‘Sëmundja e shekullit’

Madonna flet për herë të parë për operacionet plastike

22.02.2023 - 12:21

Madonna ka pranuar që ka bërë operacione plastike pas një sërë komentesh në rrjetet sociale ku e pyesnin përse ishte ënjtur fytyra e saj. Të gjitha pyetjet nisën që pas daljes së saj në ndarjen e çmimeve ‘Grammy’. Këngëtarja postoi një foto të saj me një xhaketë të zezë, bisht dhe një kapele të zezë.

“Shikoni sa e lezetshme jam tani që ënjtja nga operacioni është ulur. Lol.”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit.

Ajo nuk ka treguar saktësisht se çfarë lloj procedure ka bërë.

Madonna e ka krijuar imazhin e saj të një gruaje të guximshme në jetën reale, por edhe në skenë dhe nuk ka frikë të tregoj të vërtetat e saj në mënyrën më të sinqertë të mundshme, por mesa duket ka diçka që e shqetëson dhe ajo është mospranimi i viteve dhe ndryshimet që ndodhin në fizik.

Reagimet për paraqitjen e saj të fundit zyrtare ishin intensive pasi shumë e konsideruar një Madonna të panjohur.

Komentet:

“Madonna nuk duket tamam si Madonna. Madona duhet të ndalojë së kryeri operacione plastike dhe të pranojë faktin që po plaket.

“Është thuajse e panjohshme në këtë pikë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulon incidentin në fillimet e saj

“Karriera jote përfundoi”! Rrëfehet Madonna