MENU
klinika

Protesta e banorëve

Unaza e Re/ Basha pranë banorëve, kërkon arrestime politikanësh

08.12.2018 - 18:55

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re. Pavarësisht reshjeve të shiut dhe temperaturave të ulëta që kanë prekur vendin, banorët e Unazës nuk janë tërhequr nga kauza e tyre.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në ditën e 35-të protestës ka kërkuar arrestimin e ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-ës, Afrim Qendro. Më tej, Basha tha se në vend të Dorjan Protoduarit, duhet të ishte në burg, Gjiknuri dhe Qendro.

“Sa herë që shqiptarët bashkohen e keqja s’prapset. Është zbuluar në faqe të botës që këtu kemi të bëjmë me një vjedhje, ndërkohë që mbajnë në qeli banorët e Unazës së Re. Për të vjedhur 40 mijë euro te Unaza, Rama së bashku me Veliajn kanë hedhur këtu dhunë, helmin e përçarjes.

Këtu nuk është vetëm projekt vjedhjeje, por edhe një projekt pastrimi ndërkombëtar parash. Kjo është arsyeja pse ka nisur hetim SHBA. Po hetimi shqiptar ku është.
E kam thëne edhe herë të tjera, që të burgosurit, janë politikë të Ramës, në atë qeveri nuk duhet të jetë Dorjani, por Damian Gjiknuri.

Pse nuk fillon hetimi për personat që kanë ideuar këtë skemë korruptive pse nuk fillon hetimi, për Ramën që ka bërë bisedime kokë më kokë me Dida X.
Nuk duhet të lini Prokuroren e Përgjithshme dhe vartësit pa një përgjigje”, tha Basha.

Me parullat “Shpia jonë, jeta jonë. Këtu vendosim ne. Shpiat tona i mbrojmë me gjak, Me gjakun tonë ushqehet krimi. ”, banorët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Në ditën e 35-të protestës, banorët e kësaj zonë vazhdojnë të mbështeten nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, dhe deputetët e LSI-së, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Nora Malaj, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaci.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!