MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

‘Dialogu me Kosovën, kusht për futjen e Serbisë në BE’

09.12.2018 - 09:46

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Suzana Grubjeshiç, thotë se procesi i integrimeve evropiane të Serbisë nuk do të përshpejtohet derisa të mos ketë progres në dialogun me Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruajnë mediat serbe, Grubjeshiç, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, tha se të hënën në Bruksel në konferencën ndërministrore Serbia do të hap dy kapituj, edhe pse kishte përgatitur shtatë pozicione negociuese.

'Dialogu me Kosovën, kusht për integrimin e Serbisë në BE' konica.al
‘Dialogu me Kosovën, kusht për integrimin e Serbisë në BE’ konica.al

Dy kapituj ishte maksimumi që kemi mundur të marrim, derisa të mos shihet progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Grubjeshiç.

Është e qartë se derisa të mos merren vendime politike në dialog, që ka të bëjë me kapitullin 35, dhe pastaj në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 që përfshinë sundimin e ligjit, Serbia nuk do të mund të përshpejtojë procesin e integrimit evropian”, shtoi ajo. /Konica.al/

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje