“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cilat ushqime shkaktojnë gaz?
Mjeku: Shumica e ushqimeve qe permbajne karbohidrate mund te shkaktojne gazra. Ne kontrast me kete yndyrnat dhe proteinat shkaktojne me pak gaz. Sheqermat qe shkaktojne gaz jane rafinoza, fruktoza dhe sorbitoli.
Rafinoza: bathet permbajne sasi te medha te ketij lloj sheqeri. Sasi te vogla jane gjetur edhe ne laker, ne brokoli, asparagus, ne perime te tjera dhe ne te gjitha dritherat.
Laktoza: eshte nje sheqer natyral qe ndodhet ne qumesht dhe produktet e tij si djath, akullore, ushqime te perpunuara si: buka, cerealet, sallatat e regjura (turshi). Shume njerez kane nivele te ulta te enzimes laktaze e cila eshte e nevojshme per digjestionin e laktozes. Gjithashtu me kalimin e moshes nivelet e enzimave qe ndihmojne tretjen bien gradualisht mbas moshes 30 vjec. Si rezultat njerezit mund te provojne eksperienca me rritje te sasise se gazrave pas ngrenies se ushqimeve qe permbajne laktoze.
Fruktoza: eshte e pranishme ne qepet, dardhet, hurma, grure etj. Fruktoza mund te perdoret edhe si embelsues ne disa pije te lehta dhe lengje frutash.
Sorbitoli: gjendet ne molle, dardhe, pjeshke dhe kumbulla.Gjithashtu perdoret si embelsues ne disa ushqime dietetike dhe camcakiza pa sheqer.
Amidoni ose niseshtja: ndodhet ne patatet, miser, grure, makarona. Orizi eshte i vetmi qe nuk shkakton gaz.
Fibrat: ndodhen ne shume ushqime; mund te jene te tretshme dhe te patretshme. Fibrat e tretshme shperbehen lehte ne uje, zbuten dhe kthehen ne nje lende si xhel ne zorre. Te gjetura ne tershere, ne krunde, bizele, bathe dhe ne shumicen e frutave, fibrat e tretshme nuk shperbehen derisa arrijne zorren e trashe , ku digjestioni i tyre shkakton gaz . Nga ana tjeter fibrat e patretshme kalojne te pandryshueshme neper zorre dhe prodhojne me pak gaz . Krundet e grurit dhe disa perime permbajne kete lloj fibrete patretshme.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.