Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e Dan Hutrës në seancën gjyqësore. Teksa nuk shfaqi asnjë pendesë, ai tha se i kreu krimet me ndërgjegje të plotë.
“I kam bërë të gjitha me vetëdije të plotë. Nuk jam i penduar. I kërkoj drejtësisë, mos dënoni njerëz të pafajshëm, për të mos mbërritur në masakra të tilla”, tha ai gjatë seancës.
Po ashtu Hutra iu tha hetuesve se makinën e mori me qira ndërsa se kallashnikovin e mori në Kukës, ku e kishte fshehur vite më parë.
“Marjanës do t’i prisja kokën me biçak, por nuk arrita pasi në dyqan hyri një person”, shpjegoi ai.
Për Etleva Kurtin tha se e ekzekutoi në shtëpinë e prindërve, në Kamzë pasi kishte konflikt me vëllain e saj në burg.
“Etlevën e vrava pasi Vladimiri tentoi të më helmonte në burg për llogari të Marjanës. E dëgjova teksa fliste me të në telefon. Këtu nisi konflikti mes nesh. I thashë kur të dalë nga burgu “do i bëja kurban një kokë. Kur mbërrita të shtëpia e Ladit, hyra dhe e kontrollova. Dola dhe pashë një vajzë. E pyeta ti je motra e Ladit. Ajo tundi kokën duke e aprovuar. E qëllova dhe kapërceva murin duke u larguar”, tha Hutra.
3 vrasjet e Dan Hutrës- Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen.Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. 31-vjeçaren e vrau në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg. Arratia e Dan Hutrës mori fund gjatë orëve të pasdites. Pa shkuar ende ora 19:00, ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës.Atje kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Selën, tentativë që fatmirësisht dështoi. 40-vjeçari, një person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje, nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.