MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të pastrohen vetë veshët në kushte shtëpie?

06.03.2023 - 11:44

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund të pastrohen vetë veshët në kushte shtëpie?

Mjeku: E di që rekomandohen një sërë formash, por unë nuk i rekomandoj. Pastrimi i veshit është shumë i vështirë dhe në këtë rast personit mund t’i bëjë më tepër dëm. Megjithatë një lavazh me ujë të vakët në temperaturën 37 gradë do të ishte i mirë.

Disa shohin dyll në kanalin e veshit dhe duan ta heqin. Është shumë e gabuar kjo, sepse dylli në një sasi shumë të vogël që mbulon sipërfaqen e lëkurës është një mbrojtës natyral shumë i mirë ndaj mikrobeve, ndaj ujit, ndaj infeksioneve, plus që e mban lëkurën shumë të butë.

Nëse do ta heqësh vazhdimisht duke mos lënë fare dyllë në vesh, atëherë lëkura e veshit ka tendencë të kalojë në sëmundjet e lëkurës. Prandaj dylli, nga pak, është një pomadë shumë e mirë natyrale.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më i përhapuri në këtë stinë

Çfarë duhet të dini për infeksionet e sinusit