Vladimir Rusi, 61-vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi kanë marrë peng dhe grabitur një 58-vjeçar.
Siç njofton policia, S.H, 58-vjeç banues në Durrës, i cili ushtronte në rrugë, në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, ka kallëzuar dy person, se e kanë marrë peng në një makinë dhe e kanë kërcënuar me thikë duke i vjedhur një shumë parash e më pas janë larguar.
Pas këtij kallëzimi, policia e Durrësit, ka arrestuar Vladimir Rusin, 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Nga hetimet paraprake të kryera për këtë rast, rezulton se 63-vjeçari, së bashku bashkëpunëtorin e tij, kanë marrë S. H., në automjetin që drejtohej nga Vladimir Rusi, dhe duke e kanosur atë, me mjet prerës (thikë), i kanë marrë shumën 1 000 000 lekë dhe më pas janë larguar.
Automjeti që u përdor për kryerjen e kësaj vjedhjeje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.