Para sfidës me Kukësin në Kamzë, portieri Ilir Avdyli ka humbur vëllanë e tij në një aksident rrugor. Gjendja psikologjike e tij ka qenë mjaft e rënduar, e megjithatë portieri kosovar është sjellë me profesionalizëm dhe nuk e ka braktisur Kamzën në këto momente te vështira.
Sot, Masato Fukui, japonezi i skuadrës së Kamzës, golin që ka shënuar ndaj Luftëtarit ia ka dedikuar vëllait të Ilir Avdylit, në shenjë përkujtimi për të.
Kjo ka shkaktuar emocione, jo vetëm në fushën e lojës dhe tek Avdyli, por edhe në shkallët e stadiumit që e kanë duartrokitur këtë gjest të mesfushorit me tipare sulmuese të skuadrës së Kamzës.
Kamza po fiton 1-0 në pjesën e parë, falë golit të japonezit, që jep shpresë për skuadrën vendase të drejtuar nga Ernest Gjoka. Ndërsa Luftëtari, pas problemeve financiare, vijnë edhe edhe rezultatet negative.