09.03.2023 - 10:56
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga shkolla e mesme “Dhosi Liperi” që është rindërtuar ën Sukth.
Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se shkolla ka hapur dyert për 300 nxënësit e saj me kushte mësimore sipas standardeve të BE-së.
“MIRËMËNGJES dhe nga shkolla e rilindur e mesme e përgjithshme ‘’Dhosi Liperi’’ në Sukth, që ka hapur dyert e dijes për 300 nxënësit e saj me kushte mësimore sipas standardeve të BE-së, duke u bërë pjesë e 18 objekteve arsimore të reja në 3 vitet e fundit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rma në postimin e tij.