MENU
klinika

"Nuk kam kryer asnjë ndërhyrje"

Fansat e ‘akuzojnë’ se ka bërë botox, reagon Jennifer Lopez

10.03.2023 - 11:28

Jennifer Lopez është përballur së fundmi me kritika të ashpra nga fansat, të cilët duket se janë të zhgënjyer nga këngëtarja pasi mendojnë se ajo gënjen se nuk ka bërë kurrë botox në fytyrën e saj.

Ata pohojnë se ylli ka “abuzuar” me acidin hialuronik, si dhe me metoda të tjera të botox-it. Ndonëse zakonisht nuk u përgjigjet këtyre komenteve, këtë herë JLo vendosi të flasë dhe të tregojë të vërtetën.

Gjatë një daljeje në emisionin “El gordo y la flaca”, një fanse ka komentuar se “ka shkuar shumë larg me injeksionet e botoksit”. Më pas ajo u përgjigj se nuk kishte bërë kurrë botoks apo operacion dhe se pamja e saj ishte thjesht rezultat i fytyrës së saj natyrale. Ajo gjithashtu e këshilloi atë të ishte më pozitive me njerëzit.

“Një ndjekës guxoi t’i thoshte se kishte bërë shumë botoks dhe diva e Bronx-it ia ktheu duke i thënë se ajo ka thënë një milion herë se kjo është fytyra e saj dhe nuk ka bërë kurrë botoks apo operacion. Ajo gjithashtu theksoi se duhet të jetë më pozitive dhe të ndihmojë edhe të tjerët që të jenë pozitive”, tha një nga prezantueset.

Jennifer Lopez ka pohuar deri më sot se sekreti pas lëkurës së saj “perfekte” fshihet në kuzhinën e të gjitha amvisave.

Konkretisht, ylli latin është pyetur nga audienca e saj për rutinën e bukurisë që ndjek dhe e mban lëkurën në gjendje perfekte, ndërsa ajo u përgjigj se e vetmja gjë që vendos në fytyrë, përveç kremit kundër diellit dhe hidratuesit, është vaji i ullirit.

“Është një sekret që e kam përdorur gjatë gjithë këtyre viteve, sepse me të vërtetë funksionon. Vaji i ullirit. Gjithashtu, një gjë që do t’i inkurajoja të gjithë të bëjnë që në moshën 15-vjeçare, madje edhe më të rinj, është të përdorin krem ​​kundër diellit çdo ditë”, tha ajo dikur për Page Six.