MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Parazitët në zorrë, si ndikojnë në shëndet

12.03.2023 - 09:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Parazitët në zorrë, si ndikojnë në shëndet

Mjeku: Nëse keni (ose mendoni se keni) parazitë të zorrëve, ndoshta jeni të interesuar se cilat janë mjetet natyrore për të ndihmuar në rikthimin e shëndetit tuaj.

Parazitët e zorrëve zakonisht shkaktohen nga protozoa (organizma me një qelizë që mund të shumëfishohen brenda trupit tuaj) ose helmintet (krimba dhe larva me shumë qeliza që nuk mund të shumohen në trupin e njeriut). Disa mbijetojnë duke u ushqyer me ushqimin që konsumojmë; disa lëshojnë vezë brenda trupit dhe të tjerë parazitë ushqehen me qelizat e kuqe të gjakut. Këto mikroorganizma të rrezikshme hyjnë në trupin tonë nga goja ose lëkura.

Në shumë raste, parazitet e zorrëve transmetohen përmes kontaktit me feçen e infektuar, higjiena e dobët, ekspozimi ndaj fëmijëve që kanë parazitë dhe qendrat e kujdesit institucional, dhe të paturit e një sistemi imunitar të dobët. Rreziku i infektimit rritet kur gjendemi në vende të mbushur me parazitë dhe kur udhëtojmë në vende që karakterizohen nga ushqimi dhe uji i kontaminuar.

Por cilat janë simptomat, si ta kuptoni se keni parazitë.

Nëse keni një apo disa nga simptomat e mëposhtme atëherë keni parazitë:

-Lodhje ose dobësi
-Diarre
-Të përziera ose të vjella
-Gazra

-Dhimbje stomaku
-Humbje peshe
-Anemi
-Çrregullime të gjumit
-Ankth
-Kruajtje akute rreth rektumit

Nëse mendoni se mund të keni parazitë të zorrëve, duhet të kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt që të jetë e mundur. Mjeku do ju këshillojë të kryeni testin, të përshkruajë trajtimin dhe të rekomandojë masat parandaluese. Pas trajtimit, mjeku do kërkojë testimin fekal për t’u siguruar që parazitët janë zhdukur.

Por pse janë të rrezikshëm parazitët e zorrëve, çfarë ndikimi kanë në shëndet?

Parazitët e zorrëve ose siç njihen në gjuhën popullore krimbat, janë shumë të rrezikshëm sepse ata jetojnë brenda organizmit tonë dhe ushqehen me ne. Disa prej tyre mund të jenë shkaktarë direkt të sëmundjeve, ndërsa të tjerë shkaktojnë sëmundje për shkak të toksinave që prodhojnë.

Parazitët pengojnë ushqimin që të absorbohet si duhet nga trupi. Nëse numri i parazitëve që gjenden në zorrë është shumë i lartë, as nivelet e larta të acidit që gjenden në traktin digjestiv nuk mund ta mbrojnë trupin. Për pasojë trupi përpiqet shumë për të mbrojtur veten përmes sistemit imunitar dhe zorra irritohet. Infektimi i rëndë mund të shkaktojë anemi dhe mund të shkaktojë gjakderdhje në zorrë.

Megjithëse ka mungesë të provave klinike për të testuar efektet e mjeteve natyrore në trajtimin e parazitëve të zorrëve, disa studime paraprake sugjerojnë që bimë të caktuara dhe shtesa dietike mund të kenë potencial për shërim.

-Farat e Papajës. Sipas një studimi të publikuar në Gazetën Ushqimore Mjekësore,
60 fëmijë me parazitë intestinal konsumuan një përzierje të farave papaje me mjaltë. Pas shtatë ditëve, pothuajse të gjithë fëmijët u vërejt se i kishin zorrët të pastruara nga parazitët.
-Fara kungulli. Një ilaç natyral që ndihmon në zhdukjen e parazitëve janë farat e kungujve, të cilat janë të pasura në aminoacide dhe acide yndyrore. Hulumtimi mbi përdorimin e farave të kungujve për parazitët e zorrëve përfshin një studim paraprak të publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Shkencave Molekulare, në të cilin u gjetën ekstraktet e farave të kungujve që kanë një aktivitet anti-parazit.
-Dieta. Mjekët e mjekësisë natyrore ndonjëherë rekomandojnë strategji të caktuara dietike në trajtimin e parazitëve të zorrëve.

Këto strategji përfshijnë:
Zhvendosje përkohësisht e kafesë, sheqerit, alkoolit dhe drithërave
Përfshirja e më shumë hudhrave në ushqimin tuaj
Rritja e konsumit të karotave, patateve të ëmbla, kungujve dhe ushqimeve të tjera të larta në beta-karroten (një pararendës për vitaminën A, e cila mund të rrisë rezistencën ndaj depërtimit nga helmintet)
Rindërtimi i baktereve të dobishme në zorrë konsumuar ushqime të pasura me probiotikë si kosi
Ushqime të pasura me vitamina C dhe vitamina B.
-Pastrim i zorrëve. Mjekët sugjerojnë gjithashtu një pastrim ose detox të zorrëve, një qasje që përfshin përdorimin e një diete të pasur me fibra dhe shtesa dietike të cilat ndihmojnë trupin tuaj në pastrimin e parazitëve të zorrëve. Këto shtesa përfshijnë psyllium, panxhar, dhe fara liri.

Nëse mendoni se keni parazitë, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj për t’u diagnostikuar.

Trajtimi i duhur mund të parandalojë përkeqësimin e gjendjes dhe zvogëlimin e mundësive të ndërlikimeve. Mund të prekeni shumë lehtë nga parazitët, prandaj është shumë e rëndësishme larja e shpeshtë e duarve, pasi shkoni në tualet dhe para ngrënies.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.