“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Vaji i peshkut mbron nga kanceri?
Mjeku: Vaji i peshkut, i cili shihet si ushqim i trurit nga ekspertët, është i rëndësishëm për shëndetin tonë.
Një minimum prej 2,2 gramë në ditë nga vaji i peshkut, rekomandohet të konsumohet, pasi shërben si mburojë mbrojtëse në trup, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shkalla e inteligjencës për fëmijët pas përdorimit të vajit të peshkut u rrit me 7,5 %, thonë disa studime. Për të parandaluar pothuajse të gjitha sëmundjet e zemrës dhe kancerit, zgjidhja kalon përmes vajit të peshkut, këshillojnë mjekët.
Gjithashtu së fundi studimet tregojnë se vaji i peshkut mund të mbrojë edhe ndaj një vrasësi tjetër: kanceri i gjirit Burimi ushqyes, i njohur edhe si Omega-3, mund të merret në kapsula ose në formë të lëngshme.
Teoria se nëse konsumon vajin e peshkut do të shtosh në peshë është krejtësisht e gabuar. Vaji i peshkut është një nga yndyrat esenciale në gjakun tonë.
Vaj i peshkut është një domosdoshmëri, veçanërisht në pikën e mbrojtjes nga sëmundjet. Rigjallëron lëkurën duke shtuar prodhimin e kolagjenit dhe elastinëve që dhurojnë freski.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.