“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:Cilat janë ushqimet me më shumë kalcium?
Mjeku:
Lakra jeshile
Lakra jeshile është një nga burimet më të mira të kalciumit, dhe trupi e përthith kalciumin e saj më lehtë se atë të qumështit.
Kos
Prodhimet e bylmetit janë burime shumë të mira të kalciumit. Një filxhan kos përmban 448 mg kalcium.
Brokoli
Brokoli është një bimë tjetër jeshile që mund ta shtoni në listën tuaj, vetëm një filxhan brokoli përmban 43 mg kalcium. Nëse e gatuani, një filxhan brokoli tani përmban dyfishin e kalciumit.
Djathi
Djathi është një tjetër produkt bylmeti që ofron kalcium, por kjo varet dhe nga lloji i djathit.
Farat
Shumë fara janë të mbushura me lëndë ushqimore, duke përfshirë dhe kalciumin. Për shembull 2 lugë fara susami përmbajnë 280 mg kalcium.
Bajame
Një grusht bajame përmban 100 mg kalcium.
Fiq të tharë
Fiqtë shquhen zakonisht për ëmbëlsinë e tyre, por dhe përmbajtja e kalciumit nuk mund të mos vihet re. Rreth katër fiq kanë 50 – 60 mg kalcium.
Lëng portokalli
Një gotë lëng portokalli përmban rreth 350 mg kalcium, bashkë me vitaminë D, vitaminë C, vitaminë A dhe kalium.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.