Këngëtari nga Shqipëria, Arkimed Lushaj është shpallur fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. I njohur me emrin e artit Stresi, i riu ka arritur të qëndrojë për 103 ditë në shtëpi dhe dje është shpallur fitues.
Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun.
Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh dhe çeku final ju dorëzua në fund të emisionit. Stresi do të marrë 160 mijë euro sepse nga 10 mijë euro u ndanë për secilin finalist.
Dy finalistët e fundit, Vedati dhe Stresi u pritën në studio dhe mes brohorimave, këngëtari nga Shqipëria arriti të triumfonte.