MENU
klinika

Ja ç’thonë studimet

A ndikoi Covid te lumturia jonë?

20.03.2023 - 11:45

Covid shkaktoi vdekjen e 6.7 milionë njerëzit, izoloi gjithë botën dhe shkaktoi rënie ekonomike, e megjithatë nuk ndikoi në lumturinë e njerëzimit, ka zbuluar një studim ndërkombëtar.

Intervistat me më shumë se 100,000 njerëz në 137 vende vunë re nivele dukshëm më të larta të dashamirësisë në të gjitha rajonet sesa përpara pandemisë. Kur u pyetën se sa e vlerësonin jetën e tyre nga 1 deri në 10, njerëzit mesatarisht dhanë rezultate po aq të larta në vitet 2020-2022 sa në vitet 2017-2019.

Pavarësisht situatës kaotike të shkaktuar nga Covid, të anketuarit vlerësuan faktin që ishin në gjendje të kujdeseshin për njëri-tjetrin në kohë të vështira, shkruhet në Raportin e 10-të të Lumturisë Botërore.

Veprimet e përditshme si të ndihmosh një të huaj, bamirësia, punët vullnetare etj., janë konsideruar si aktivitete që rrisin lumturinë.

Studimi zbuloi se lumturia e të paturit dikë për t’u mbështetur në kohë të vështira u rrit gjatë pandemisë dhe meqenëse 80% e njerëzve të anketuar thanë se kishin dikë ku të mbështeteshin, kjo pati një efekt domethënës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të gjitha nënat shtatzënë

A e dëmton beben COVID-19?

Nga Project Syndicate/ Çfarë vjen më pas?

A do të zgjasë rikuperimi?