MENU
klinika

"Përgjegjësit pas 14 majit të largohen"

Kadilli: Nuk do pranoja të garojë për Bashkinë Tiranë nga asnjë palë e PD!

21.03.2023 - 19:19

Në kushtet kur Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, ish-deputeti Fatbardh Kadilli e sheh të ardhmen të zymtë. Në një intervistë për Report TV, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Kadili hodhi poshtë zërat se ka marrë ofertë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, por thekson se edhe nëse do e kishte, nuk do e pranonte kurrsesi.

“Nuk kam ftesë dhe as nuk kam për të pranuar nëse vjen një ftesë sepse kur kam shpallur synimim për të garuar për Tiranën kam pasur synim që të isha kandidat o 2 palëve të PD, jo të një gjysme të një PD, nuk doja të isha pjese e çarjes së partisë”, tha Kadilli.

Duke refuzuar që të japë një numër, Kadilli tregoi se e sheh PD në garë për shumë pak bashki në 14 maj. Në këto kushte ai thotë se pas zgjedhjeve, përgjegjësit për humbjen duhet të largohen. E kur i referohet përgjegjësit, e ka fjalën që nga kryetari i partisë, te deputetët dhe të kryesisë.

“PD e konsideroj në garë në shumë pak bashki dhe ata që u mburrën se do ia dalin dot, të largohen. Votëbesim i kryetarit, i deputetëve dhe kryesisë, sepse me vetëdije të plotë i shërbejnë dhe e dinë që do i lënë shqiptarët pa opozitë”, tha ai.

Në Report TV, Kadilli u shpreh kritik për të dyja palët në PD. Për grupimin e Enkelejd Alibeajt thotë se janë shumë burokratik, që nuk kanë asnjë arsye politike pse ekzistojnë, përveç vulës, e ndërsa për PD-në e Sali Berishës tha se po i shet kandidatët e tij, si të dalë nga primaret.

“Diskutim burokratik. Ky menaxhim burokratik, nuk është politik, njeriu garon kur ka qëllime politike, 1 vit nga drejtimi i Alibeajt nuk kam parë politik, asnjë iniciativë që dikush të thotë “po, ka bërë këtë gjë”, përveç sjelljes burokratike pse ekziston thjesht se ka vulën, cila është politika. Nuk kanë arsye politike. (…) Kandidatët që i zgjedh kryetari i partisë pavarësisht se bën sikur i ka nxjerrë me anë të primareve. Duhet parti më e madhe se kryetari, një parti më e madhe se vetvetja”, shtoi ai.

Në fund, ai tha se do e konsideronte fitore nëse PD-ja do të fitonte 1 bashki më shumë, por një gjë të tillë, për Kadillin duket e pamundur.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin