MENU
klinika

Macron detyrohet ta heqë gjatë intervistës

“Flet për pensionet dhe mban orë 80 mijë euro”

24.03.2023 - 22:13

Presidenti francez, Emmanuel Macron është kritikuar pasi hoqi një orë “luksoze” gjatë një interviste për reformën e pensioneve.

Franca është përfshirë nga protesta dhe greva për vendimin e Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64. Përfaqësuesit e Macron thanë se presidenti hoqi orën sepse ajo po ‘trokiste mbi tavolinë’.

Por kritikët e tij kanë pohuar se ora tregon se ai është jashtë realitetit ku ndodhen qytetarët.

Incidenti ndodhi gjatë një interviste në kohën kryesore të së mërkurës, kur Macron po justifikonte arsyet e tij për ndryshimin e moshës së pensionit.

Teksa mbështeti parakrahët në tavolinë, u dëgjua një zhurmë. Presidenti më pas uli duart nën tavolinë ndërsa vazhdonte të fliste. Kur i vuri përsëri mbi tavolinë, ora ishte hequr.

Ekipi i tij këmbënguli se heqja ishte krejtësisht e paqëllimshme. Por ora që mungonte tërhoqi shpejt vëmendjen e kritikëve të tij.

Clémence Guetté, një deputete e partisë së majtë të opozitës La France Insoumise, ka marrë pjesë në protestat kundër rritjes së pensionit.

Ajo shkroi në Twitter se ndërsa presidenti po pretendonte se fituesit e pagës minimale kishin fuqi blerëse të paprecedentë, vetë Macron kishte hequr nga dora orën e tij luksoze.

“Ky njeri është një shaka,” tha zonja Guette.

“Presidenti i të pasurve nuk e ka veshur kurrë kaq mirë emrin e tij”, tha kolegia e saj, Farida Amrani.

Ndërsa disa prej qytetarëve kritikuan Macron duke thënë se ky i fundit flet për pensionet ndërsa mban në dorë orën me vlerë 80 mijë euro.

Kostoja e saktë e orës ka qenë në diskutim. Disa raportuan se ora kishte vlerë 80,000 € ndërsa në biznese të tjera raportuan se kostoja e vërtetë, ishte 2400 euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas revoltës vjeshtore të "Jelekverdhëve"...

Makron po humb mbështetjen e BE-së?