MENU
klinika

E mbështet UEFA

Botërori 2030 në Britani, finalja në “Wembley”?

10.12.2018 - 18:39

Ndonëse na ndajnë plot 11 vite e gjysmë nga vera e vitit 2030, është projektuar se vendi mikpritës i Botërorit të këtij viti. Me 2022-n që është vendosur në Katar dhe me 2026-n që do të bëhet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, në vitin 2030 mendohet që Botërori të rikthehet në Europë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për të përditshmen britanike “The Sun”, shprehet se synon të rikthejë këtë event të madh të futbollit në kontinentin e vjetër, në vitin 2030. Dhe ka evidentuar Britaninë e Madhe si shtetin organizator të këtij Botërori, duke përzgjedhur stadiumin legjendar “Wembley” si të përshtatshëm për finalen.

Natyrisht që Ceferin nuk mund ta parashikojë të ardhmen, por ai është shprehur se është i gatshëm të mbështesë kandidaturën e Britanisë së Madhe për organizimin e Botërorit të vitit 2030.

Kjo do të thotë që ndeshjet e këtij turneu do të luhen edhe në Irlandë, Skoci dhe Uells. Botërori i parë dhe i vetëm që është organizuar në Britaninë e Madhe daton në vitin 1966.

Fakti që Britania e Madhe nuk ka organizuar një Botëror prej një periudhë kaq të gjatë dhe që ka një infrastukturë shumë të mirë janë faktorë të rëndësishëm. Për mua do të ishte një event fantastik, jam 100% i bindur për këtë gjë.

Sa herë që vijmë këtu për evente të tilla gjërat janë të organizuara në mënyrë të përkryer. “Wembley” është i përshtatshëm për finalen, pa harruar edhe Kardiff, që mirëpriti finalen e Champions League”, – tha më tej Ceferin.

Më tej, presidenti i UEFA-s shtoi: “Për mua, Europa duhet të dalë me një project konkret për Botërorin e vitit 2030, të cilin ia garanton më së miri Britania e Madhe. Kanë një stadium legjendë si ‘Wembley’, nuk kanë problem akomodimi dhe transporti, ndaj jam i bindur se këtu mund të organizohet një turne madhështor pas një dekade”, – është shprehur Ceferin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN