MENU
klinika

Vrau biznesmenin dhe e groposi në Dajt

Kush është 43-vjeçari që do ekstradohet nga Franca në Shqipëri

27.03.2023 - 16:07

Publikohet foto e 43-vjeçarit Bledar Mnerit i cili u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë pasi rezulton i dënuar me 25 vite burg për një vrasje në vitin 2016.

Bëhet fjalë për ekzekutimin e biznesmenit Vasil Biba, ngjarje e ndodhur në Tiranë në vitin 2016. Pas vrasjes, Mneri e groposi trupin e viktimës në zonën e Dajtit.

Vasil Biba, biznesmen ndërtimi, u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit dhe sipas policisë asokohe, shkak i vrasjes u bënë borxhet që viktima i ka pasur autorit të krimit, Bledar Mneri.

Vasil Biba menaxhonte sipas ngarkesës së punës një ose dy brigada punëtorësh që kryenin punime në pallatet e reja. Burime nga hetimi asokohe thanë se biznesmeni i vrarë merrte 2-3 apartamente në çdo pallat ku kryente punime me brigadën e tij të punëtorëve.

Këto apartamente që merrte si shpërblim për punën e kryer, biznesmeni Vasil Biba i nxirrte në shitje, duke realizuar kështu të ardhura financiare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lefter Koka tek Adriatik Llalla

Kush janë disa nga goditjet më të bujshme të SPAK