MENU
klinika

"Sondazhi i Piepoli pasqyroi qartë situatën e opozitës"

Salianji: Alibeaj ka ‘konfiskuar’ vulën e PD por s’nxjerr dot 61 kandidatë!

30.03.2023 - 14:14

Mosdalja e Partisë Demokratike me 61 kandidatë për zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj është një dështim i kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj, i cili synon që të shkatërrojë Sali Berishën. I këtij mendimi është deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh Alibeaj nuk gjeti dot 61 kandidatë për zgjedhje e shtoi se në këtë mënyrë ka lënë në baltë njerëzit që e kanë ndjekur dhe se në një formë mënyrë po njeh Sali Berishën si kreun e opozitës. Salianji thotë se Alibeaj ka konfiskuar vulën dhe logon e Partisë Demokratike më qëllim përftimin e parave nga buxheti i shtetit, e se i ka vënë qepenin PD-së.

‘Ka vetëm një opozitë dhe një tjetër që ka sigël dhe vulë ndërkohë që nuk ka 61 kandidatë për të kandiduar. Nëse çdo parti hyn dhe garon, vota për kandidatin është vota për partinë. Kur nuk ka mundësi që të nxjerrë 61 kandidatë si do ta luftosh regjimin si do të shkatërrosh Berishë. Nuk kanë kandidat dhe lënë në baltë të gjithë njerëzit që i kanë ndjekur. Duke bërë një tradhti tjetër ndaj elektoratit që të themi se duan Berishën. E vetmja arsye pse mbahet vula është se janë paratë që vijnë nga buxheti i shtetit. këto e kanë pronësuar një parti të vogël, nuk u intereson as rezultat asgjë. E vetmja gjë që do të japin është justifikimi që do të japin për rezultatin e dobët. Jemi në një situatë kur gjykata u ka dhënë vulën, Rama u ka dhënë mbështetjen dhe duan edhe elektoratin e Berishës. Më vjen keq që është konfiskuar sigla e PD-së. I kanë vënë qepenin asaj partie që morën peng. Nëse je kundër Berishës duhet të marrësh pjesë në zgjedhje dhe të tregosh se ke elektorat. E kanë hequr betejën dhe e kanë njohur zyrtarisht Berishën si udhëheqës. Ku do të shkojë dikush që mendon ndryshe ‘- tha Salianji.

Sa i takon sondazhit të institut italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv që e nxirrte PD-në e Alibeajt si forcë e tretë dhe me një rënie drastike, Salianji pohoi se matja e opinionit publik duhet t’i bëjë që të reflektojnë dhe të shohin se ku çalojnë. Për Salianjin, rezultatet tregojnë se opozita nuk është në momentet e saj më të mira, por kanë mundësi që të rikuperojnë.

‘Ka raste kur sondazhet nuk përputhet me atë që ndodh realisht në kutitë e votimit. Matja e opinionit publik është një test për të gjithë dhe duhet parë se ku çalon, ashtu siç edhe opozita nuk ka qenë në, momentet e saj më të mira. Me kalimin kohës PD vjen në rritje. Pa u shpalosur ende kandidatë opozita ka një rezultat të mirë. Ka mundësi diferenca mes PS dhe opozitës së bashkuar është e rikuperueshme. Potenciali për të fituar është i madh. Një fushatë e mirë dhe potenciali që opozita të fitojë është i lartë.’- u shpreh Salianji.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Inatet e vogla nuk bëhen dot vendime!"

Alibeaj përjashtoi 4 deputetë të PD/ Reagon Ervin Salianji

Ja kush merr pjesë dhe kush e bojkoton

Alibeaj mbledh Kryesinë e vogël, PD sërish e përçarë


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin