“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Çfarë i shkakton zhurmat në vesh?
Mjeku: Sipas origjinës që vijnë, ka disa klasifikime, por zakonisht zhurmat e veshëve janë tek personat e moshuar ku kemi një rënie të funksionit të dëgjimit.
Në zhurmat e veshit një ndikim shumë të madh e ka ambienti.
Zhurmat e vazhdueshme të ambientit japin dëmtime duke ulur pragun e dëgjimit. Barnat me efekte anësore, si antibiotikët, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina mund të shkaktojnë tinitus apo zhurma në njërin ose në të dy veshët.
Duke mos dëgjuar mirë, veshi nuk bën diferencimin e mirë të tingujve dhe gjithçka personi rreth vetes e percepton si një zhurmë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.