Rikthimi i katër ish-banorëve në shtëpinë e “Big Brother” ka ndryshuar disi dinamikat në shtëpi. Por krahas lojës, duket se ka vënë në pikëpyetje edhe disa miqësi. Një përplasje mes Efit dhe Kiarës, ka nisur qëkur kjo e fundit nuk kishte dalë nga loja, e duket se konflikti i heshtur vazhdon edhe në shtëpi.
Qëkur ishte jashtë lojës, Efi ka folur për marrëdhënien e saj me Kiara Titon, duke shprehur se ato nuk kishin komunikuar ende me njëra-tjetrën, një vendim i cili është i Kiarës. “Ne nuk jemi zënë. E keni parë videon? Keni parë që unë nuk e kam mbështetur? Ideja është që edhe tituj e portaleve janë ‘Efi sulmon Kiarën’, ‘Efi i vihet kundër Kiarës’. Unë nuk i jam vënë kundër askujt. Unë thjesht kam shprehur opinionin tim, siç e bëj gjithmonë. Unë nuk mund të them diçka ndryshe, kur ai ishte mendimi im dhe në atë rast; nuk e hodha poshtë Kiarën”, u shpreh Efi.
Marrëdhënia e vajzave ndryshoi në momentin kur brenda shtëpisë, Kiarës iu tregua nga produksioni i BBVA një klip me tituj portalesh, ndër të tjera, ku në disa prej tyre shkruhej “Efi sulmon Kiarën”, “Efi i del kundër Kiarës”. Bëhet fjalë për deklaratën e Efit mbi një episod të komentuar të BBVA, ku Luizi dhe Armaldo bllokuan Kiarën në një cep të lavamanit për t’i prishur lojën e dhënë nga “Vëllai i Madh”. Sipas Efit, ndryshe nga çfarë u komentua në studio, Luizi nuk kishte ushtruar dhunë, sepse ishin në një lojë, të cilën Kiara mund ta kishte stopuar nëse ndihej keq. “Nuk e di se çfarë mendon Kiara. Në mënyrën si u tregua, nuk e fajësoj që u mërzit, sepse ishte një fragment, nuk arriti të kuptonte pse unë po e bëja atë video.
Jashtë nuk kemi pasur mundësi për t’u sqaruar. Unë e kuptoj shumë mirë që pjesa e daljes nga ‘Bigu’ është shumë e ngarkuar. Po pres thjesht momentin që ajo të ketë dëshirë për të folur, nëse ka dëshirë”, përfundoi Efi në programin “Më Lër të Flas”. Por, tashmë që vajzat janë sërish konkurrente, ngrirja e marrëdhënieve vijon mes tyre, vetëm se këtë herë duke përfshirë edhe Luizin. Luizi u shpreh se në finale dëshiron të jetë Kiara dhe jo Efi.
Megjithatë, kjo e fundit u shpreh se nuk do të tërhiqet nga gara dhe do dalë bashkë me Luiz, referuar natës së fundit të spektaklit. Është vënë re një ftohtësi dhe një distancë shumë e madhe mes Efit dhe Luizit, andaj ajo ka kërkuar sqarim. Ndërsa, Efi i ka thënë që ai as nuk e sheh në sy, as nuk flet me të, Luizi i është përgjigjur se i kanë mbetur edhe 33 ditë nga finalja e madhe dhe nuk e di nëse do ja dalë të shkojë deri në fund. Më pas, ai i ka thënë Efit se në këto momente që po flasin ai ndihet më vetëm se ajo prandaj i është dashur kohë të marrë veten nga kjo situatë. Mesa duket, Efi e mori mesazhin dhe do të vazhdojë të luajë e vetme “Big Brother”-in e saj.
Efi ka komentuar rikthimin e saj në shtëpinë e Big Brother. Në një darkë me Gentin, Bledin dhe Krisitin, Efi ka komentuar edhe qëndrimin edhe e Luizit kundrejt saj. Efi thotë se Luizi nuk po e afron më dhe sipas saj, kjo ndodhi menjëherë pasi Luizi mori vesh që në finale do të shkojë vetëm një nga katër banorët e rikthyer në “Big Brother”. Efi tha ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim dhe përpiqet të jetë i distancuar nga ajo, në mënyrë që finale ta prekë e dashura e tij.
“Në këtë moment ai nuk e kishte fokusin tek unë, që kështu nuk është se ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të vetën, por kur dëgjoi, ai njeri është shumë i vëmendshëm, nuk i shpëton gjë. Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë, por në momentin që unë hyra bashkë me Kiarën, vëmendjen e mori ajo dhe aq më tepër se po të ishte puna që të ishim të gjithë që të kishim mundësinë e finales, reagimi i tij do ishte dhe më i ngrohtë.
Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet. Këtë ndjeva, nuk është se ndjeva diçka”, tha Efi. Nga ana tjetër, edhe Kiara i ka lënë të kuptohet Luizit se Efin nuk e do shumë afër. Ndoshta jo aq shumë për lojën, po për faktin e deklaratave të saj të mëparshme. Luizi e pyeti Kiarën nëse duhet t’i besojë dhe ta mbajë pranë Efin, gjë që tregon se ai vuri në dyshim besnikërinë e saj. Kiara nuk i ka kthyer një përgjigje të drejtpërdrejtë, megjithatë, diçka është përpjekur t’i komunikojë me kode.