MENU
klinika

Analiza

Si Putin iua ka futur “frikën në palcë” polakëve…

14.04.2023 - 15:58

Qeveria polake thotë se pas dy vitesh, forcat e armatosura të vendit do të dyfishohen në madhësi, duke u bërë një nga ushtritë më të forta në Evropë.

Ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak ka zbuluar se vendi planifikon të dyfishojë numrin e ushtrisë së tij nga 150,000 në 300,000, tre herë më shumë se Britania, shkruan “The Telegraph”.

Megjithatë, një pengesë e madhe për planet e qeverisë mund të jenë zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për në vjeshtë, me Blaszczak që zbulon se administratës aktuale i duhen edhe dy vjet të tjera për të përfunduar misionin.

Russia's Putin says Soviets occupied Lithuania 'with consent' - LRT

“Ne po kërkojmë një mandat për të qeverisur për një mandat tjetër, sepse atëherë mund të përfundojmë procesin që kemi filluar,” tha Blaszczak, i cili është gjithashtu zëvendëskryeministër i vendit.

“Na duhen edhe dy vite të tjera dhe atëherë ushtria polake do të jetë më e forta në Evropë, ne jemi në rrugën e duhur për ta bërë këtë.”

Pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur qeverinë polake, e cila ka porositur afërsisht 1500 tanke

Shumica e tyre do të vijnë nga Koreja e Jugut, ndërsa 250 M1A2 Abrams krejt të rinj do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe së bashku me 116 M1A1 Abrams të vjetër që ka Polonia, do të përdoren për të zëvendësuar përkohësisht tanket e dërguara për të ndihmuar Ukrainën. Para së gjithash, ne duam të pengojmë çdo agresor”, shtoi Blaszczak.]

Biden to Visit Poland as Russia-Ukraine War Reaches One-Year Mark - Bloomberg

“Detyra e tyre do të jetë të krijojnë një barrierë që nuk thyhet nga agresori”

. Ndërkohë, kryeministri Mateusz Morawiecki ka qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku theksoi edhe një here para amerikanëve se ata duhet të jenë të shqetësuar për konfliktin aktual në Evropë, sepse “sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është vetëm fillimi”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bombardimet e djeshme vranë 2 persona në Poloni

“Bild”: Putin po luan me zjarrin në kufijtë e NATO-s


Kërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi

A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve?

Dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

Zelensky, shkarkon disa nga gjeneralët e lartë!

Kush është njeriu që tërboi “dragoin”?

Kina fut Tajvanin në “rrethin e kuq”, bën provat e fundit