Ameca përshkruhet si roboti humanoid më i avancuar në botë dhe tani ka një aftësi tjetër.
Këtë javë, zhvilluesit e Ameca-s kanë publikuar një video të re që tregon aftësitë gjuhësore të robotit të tyre të avancuar.
Kur Ameca pyetet për gjuhët që flet ajo përgjigjet duke thënë se mund të flasë ‘shumë gjuhë’, përpara se të demonstrojë njohuritë e saj në japonisht, gjermanisht, kinezisht dhe frëngjisht, si dhe dy thekse të gjuhës angleze, atë britanik dhe amerikan.
Ameca ishte një ide e startupit me bazë në Cornwall, Engineered Arts, të cilët e përshkruajnë atë si ‘robotin më të avancuar në botë’.
Përpos aftësisë së fundit, roboti mund të ndërveprojë biseda ngjashëm me njeriun së bashku me mimikat e fytyrës.