MENU
klinika

“Njerëzve s’u besohej që do martohesha”

Aurela Gaçe kujton me humor ditën e dasmës

20.04.2023 - 11:10

Këngëtarja Aurela Gaçe është nënë e lumtur e dy vajzave dhe shpesh ka treguar se ka një bashkëshort fantastik, Skerdin.

Megjithëse i pëleqen të jetë pak e rezervuar, ajo s’e ka problem të ndajë ca detaje të lezetshme nga jeta private. E ftuar në “Why Not”, ajo ka kujtuar ditën e dasmës dhe ka treguar me humor si njerëzit nuk e besonin që ajo do të martohej.

Madje, s’la pa përmendur edhe paragjykimet e njerëzve për “sajesat” e look-ut të saj, që më vonë u kthyen në trend.

“Kur kam bërë dasmën, unë me Skerdin ishim martuar më përpara e kishim mbyllur atë muhabet por donim të mblidhnim njerëzit, shoqërinë, fisin, që erdhën të gjithë. Të gjithë, me gjithë nipër e mbesa, mezi kishin pritur se nuk u besohej që do të martohesha. Thanë do të shkojmë ta shikojmë vetë me sytë tanë katrahurën.Unë kisha tre fustane, me kurora të ndryshe. E fundit fare ishte krijuar nga Joni Peçi.

Kur pashë kurorën mbarova, i thashë dhe tortën e dua kështu. Më vonë më thotë Mand Peza i pëlqyen të gjitha fustanet por për këtë kurorën thanë: Po kjo edhe ditën e dasmës e gjeti të sajojë?! Pastaj del Rita Ora në Met Gala. Gjithë mediat këtu shkëlqen, moda e re. Thashë: Eee, kur e bëjmë ne quhet sajesë, kur e bën bota quhet modë! Po çe, tëmën e sëmës!”- ka treguar Aurela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do të ndalosh tani ose...”

Aurela Gaçe ‘ndalon’ së kënduari…