MENU
klinika

U ndikua nga Sabiani?

Keisi tregon gjithçka rreth raportit dhe “tradhtisë” se Kristit!

22.04.2023 - 10:30

Sot të ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ishin Sabiani dhe Keisi. Të dy kanë qenë pjesë e Big Brother VIP këtë edicion të dytë dhe dinamikat që u krijuan tërhoqën interesin e madh të publikut. Kujtojmë se Sabiani ka qenë edhe banor i shtëpisë më të famshme në Shqipëri në edicionin e parë por u bë pjesë sërish e këtij formati pasi vajza e tij filloi të krijonte një raport me Kristin, gjë për të cilën këngëtari në fillim ishte kundër.

Romeo e pyeti Keisin se pse vendosi ajo që ta linte Kristin?

E lashë more se unë jam shumë e përkëdhelur Romeo, dua të më vish nga mbrapa. Çfarë është kjo “Më bëj ti mua për të ngrënë”? Më bëj ti mua, jo unë ty. Unë të bëj sepse kam qejf kam dëshirë por tani një herë dy herë s’ka. 

Ajo shtoi se

Ishin shumë arsye, disa gjëra shumë të vogla që ndonjëherë publiku nuk i vë re. Unë isha aty por ndërkohë mua nuk është se po më shikonte më njeri, ishte gjatë gjithë kohës vetëm ai fokus. Më erdhi pak çudi, domethënë okej nuk po i afrohesha më, doja të rrija më mirë vetëm dhe po rri me banorët e tjerë dhe po i lë hapësirën e tij ndërkohë ai më harroi fare, thashë “Ky këtë paska dashur”. Nuk është se i bëri përshtypje edhe kur i thashë unë stop nuk do vazhdojmë më bashkë. 

A është ndikuar ndopak Keisi nga fjalët e babit?

Shiko, deri diku më bënë që të reflektoja edhe mund të kenë ndikuar pse jo? Nuk është asgjë e keqe. 

Kur doli jashtë Keisi dhe pa komentet për Zazën, të dashurën e Kristit çfarë mendoi?

Të them të drejtën nuk i kam parë fare. E di çfarë më bëri çudi? Kristi njëherë aty brenda më ka thënë “Po ti pse nuk i bën flokët e shkurtra të zeza se të shkojnë më shumë?” Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë…

E konsideron Keisi tradhti?

Tradhti nga ana e tij po, por unë jam më e mirë se ç’duhet. Tani ai brenda e ka shprehur që ka një njohje nuk ka thënë që kam një lidhje. Jam ndierë keq sepse ka thënë vetëm një njohje dhe nuk e mendova që ishte kaq serioze situata. 

 

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë