MENU
klinika

Këto lot e tregojnë...

Kim nuk e paska përjetuar aspak mirë ndarjen nga Pete Davidson!

28.04.2023 - 11:02

Kim Kardashian shpërthen në lot për ndarjen e saj nga Pete Davidson në ‘trailer’-in e sezonit të tretë të “The Kardashians”.

“Unë as nuk e di se ku e lamë”, thotë Kardashian në një rrëfim duke nxitur kuriozitetin për sezonin e ri. Kamera fokusohet tek Kim, duke hyrë në një dhomë me motrën e saj Khloe Kardashian ndërsa zëri i saj thotë se “gjërat ndryshojnë shumë shpejt”. “A je mirë?”- e pyet Khloe motrën e saj.Kim përgjigjet me një “jo” të pëshpëritur përpara se të kthejë kokën pas dhe të fillojë të qajë.

“Nuk është në rregull”, shton ajo ndërsa mban duart në fytyrë për të fshirë lotët. Ndërsa ajo vazhdon të qajë, Khloe i dhuron një përqafim.

“Po kaloj një ditë kaq të vështirë sot”, vazhdon Kim, duke qarë edhe më fort në shpatullën e Khloe.

Ajo dhe ylli i “Saturday Night Live”, 29 vjeç, u takuan për më pak se një vit përpara se të ndaheshin në gusht 2022.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë