MENU
klinika

Protestat në Francë

A jetojnë më keq “jelekverdhët” francezë sesa europianët e tjerë?

12.12.2018 - 15:26

Protestuesit e njohur si “jelekët e verdhë” dolën në rrugët e Francës këto javët e fundit, duke ngritur zërin kundër kostos së lartë të jetesës.

Lëvizja mobilizoi njerëz të të gjitha moshave, rajoneve dhe profesioneve, shumë prej të cilëve ankohen se nuk mbyllin dot muajin.

Por, si janë të ardhurat e familjeve franceze në raport me ato të vendeve të tjera të BE-së? Duke cituar të dhënat e “Eurostat”-it, rrjeti televiziv “Euronews” thotë se Franca është aktualisht një prej 4 vendeve të para në renditjen e të ardhurave familjare.

Përpara saj janë vetëm Luksemburgu, Gjermania dhe Austria. Kjo do të thotë se familjet franceze kanë shumë më tepër parà në xhep sesa mesatarja europiane. E thënë me pak fjalë, një francez i shtresës së mesme ia del mbanë më mirë sesa shumë nga të ngjashmit e tij në Europë, sipas Iain Begg, kërkues në institution europian “LSE”.

Vendet me të ardhurat më të ulëta konsiderohen Greqia, Hungaria dhe Letonia. Por atëherë, përse “jelekverdhët” ankohen se nuk po arrijnë dot as të ushqehen?

Një pjesë e francezëve, – shpjegojnë ekspertët, – jane mirë me politikat e Macronit, por një pjesë tjetër është sot më keq sesa përpara, e më e vështirë situata paraqitet për “jelekverdhët” që jetojnë në zonat me kosto më të lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

Protesta në Francë/ një i vdekur, dhjetëra të plagosur

Lëvizja e ‘Jelekëve të verdhë’

Protestat kundër Macronit në Francë, 40 të arrestuar

Protesta për rritjen e çmimit të karburantit

5 ditë protesta në Francë/ Një tjetër i vdekur