MENU
klinika

Shtatë këngë në katër orë

Gruaja e tij u diagnostikua me kancer, ç’bëri Ed Sheeran?

02.05.2023 - 11:15

Ed Sheeran shkroi shtatë këngë, një ditë pasi gruaja e tij, Cherry Seaborn, u diagnostikua me një tumor. Gruaja e Ed Sheeran ka treguar këtë veprim të artistit.

Skenat emocionale në dokumentarin e tij të ri, The Sum of It All, tregojnë Ed, duke qarë, ndërsa kujton frikën e tij se gruaja, mund të vdiste.

Cherry u diagnostikua me një tumor në shkurt 2022, ndërsa ishte gjashtë muajshe shtatzënë me fëmijën e dytë të çiftit. Mjekët e këshilluan Cherry-n se do t’i duhej të priste derisa të lindte për të bërë një operacion. Në momentin e diagnozës së Cherry-t, për të përballuar frikën e tij, kantautori arriti t’i hedhë ndjenjat në letër.

Cherry tha: “Ne patëm diagnozën e tumorit dhe të nesërmen Eds zbriti në bodrum dhe shkroi shtatë këngë në katër orë. Disa njerëz shkruajnë një ditar dhe nxjerrin emocionet e tyre përmes stilolapsit dhe për Eds, nëse ndodh diçka vërtet intensive, ai do të shkojë dhe do të shkruajë një këngë.”

Për fat, Cherry nuk kishte nevojë të lindte herët dhe vajza Jupiter lindi në maj të 2022. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Lyra Antarctica.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë