MENU
klinika

Ja çfarë sugjerojnë mjekët

Cilat janë dietat më të mira për shëndetin e zemrës?

02.05.2023 - 16:18

Disa nga dietat ushqimore më të famshme në botë, janë gjithashtu edhe “shpëtuese të zemrës”, ndërsa të tjerat duhet të rishikohen sa më shpejt. Në këtë përfundim kanë arritur ekspertët e Shoqatës Amerikane të Zemrës në një studim të kohëve të fundit të botuar në “Circulation”, pasi analizuan 10 llojet më të zakonshme të dietës sipas karakteristikave të njohura për mbrojtjen nga sëmundjet kardiovaskulare, dhe që janë të përfshira edhe në udhëzimet e shoqatës.

Ndër elementët vendimtarë për shëndetin kardiovaskular që tregohet në rekomandimet e këtij studimi është për shembull kufizimi i konsumit të yndyrave të ngopura dhe një vëmendje e madhe ndaj tepricës së karbohidrateve, sidomos ato të thjeshta që merren nga ushqimet e ëmbla.

Autorët e studimit vendosën të vlerësojnë 10 profilet më të zakonshme të ushqimit, për të matur në detaje se sa janë ato në përputhje me këshillat për shpëtimin e zemrës. Sepse siç shpjegon koordinatori i studimit Kristofer Gardner i Universitetit të Stanfordit në Kaliforni, vitet e fundit janë përhapur shumë dieta të ndryshme përmes mediave sociale.

Po ashtu sasia e dezinformatave rreth këtyre modeleve të të ushqyerit ka arritur nivele kritike. Publiku, dhe madje disa profesionistë të kujdesit shëndetësor, mund të jenë me të drejtë konfuzë mbi atë që është më e mira për reduktimin e rrezikut kardiovaskular.

Shpeshherë ata nuk kanë kohë ose ekspertizë për të vlerësuar dieta të ndryshme në këtë drejtim: prandaj ky dokument synon t’i ndihmojë mjekët dhe qytetarët të kuptojnë se cilat dieta promovojnë një shëndet të mirë kardiometabolik.

Në krye të listës së dietave të mira për zemrën, është ajo mesdhetare, në të cilën i jepet hapësirë ??e mjaftueshme perimeve, drithërave, bishtajoreve, farave dhe arrave, duke përdorur vaj ulliri dhe erëza, dhe duke marrë proteina shtazore veçanërisht nga peshku dhe produktet e qumështit.

Po aq pozitive për shëndetin e zemrës është dieta DASH (Qasjet Dietike për të ndalur Hipertensionin). Ajo është e ngjashëm me atë mesdhetare, por lejon konsumimin e sasive më të mëdha të produkteve të qumështit me pak yndyrë, mish pa dhjamë dhe shpendë, vajra vegjetalë të ndryshëm, dhe fokusohet gjithashtu edhe tek reduktimi i kripës dhe alkoolit.

Më pas ai promovoi dietën vegjetariane dhe dietën e ushqimeve të detit, e cila lejon konsumimin e peshkut përveç perimeve. “Të katërta këto dieta, të cilat mund të përshtaten me kontekste të ndryshme kulturore dhe zakone ose preferenca, mund të ndiqen për një periudhë afatgjatë me efekte pozitive mbi shëndetin kardiometabolik”- thekson Gardner.

Dieta vegane ndjek rekomandimet e përbashkëta të Shoqatës Amerikane të Zemrës, megjithatë ajo është shumë kufizuese dhe për këtë arsye e vështirë për t’u ndjekur. Për më tepër bart rrezikun e shfaqjes së mangësive të elementëve të caktuar.

Prandaj, studimi e vendos atë në mes të listës, së bashku me dietat me pak yndyrna, sepse këto të fundit i trajtojnë në të njëjtën mënyrë yndyrnat e ngopura dhe të pangopura, të cilat janë pozitive për zemrën dhe enët e gjakut.

Më pas në listë vijnë dieta me shumë pak yndyrë, të cilat përjashtojnë ushqimet ‘e mira’ si arrat, farat dhe vajrat bimore dhe mund të shkaktojnë mangësi, si dhe dieta me shumë pak karbohidrate, të cilat eliminojnë shpesh ushqimet e dobishme si frutat, bishtajoret dhe drithërat dhe favorizojnë ushqimet e pasura me yndyra të ngopura nga burimet shtazore, duke çuar gjithashtu në një reduktim të marrjes së fibrave, gjë që konsiderohet e keqe për shëndetin kardiovaskular.

Në fund të listës së dietave të shëndetshme për zemrën janë dieta paleolitike, e cila përjashton drithërat, bishtajoret, vajrat dhe produktet e qumështit dhe dieta ketogjenike, e cila kufizon marrjen e karbohidrateve në më pak se 10 për qind të kalorive ditore.

Sipas ekspertëve, në të dyja rastet, këto janë regjime ushqimore që mund të kenë kuptim për rënien në peshë në një periudhë afatshkurtër apo shumë të shkurtër. Por në një periudhë afatgjatë ato janë tepër kufizuese, të vështira për t’u ndjekur, dhe mbi të gjitha nuk sjellin avantazhe reale në krahasim më dietat e tjera më pak të forta, madje as për sa i përket rënies në peshë.

Për më tepër, ato janë lloje dietash që përfshijnë një konsum më të madh të yndyrave të ngopura dhe një konsum të dobët të fibrave, dhe që të dyja këto janë elementë të rrezikshëm për shëndetin kardiovaskular. Kush është i vetmi rekomandim ‘i drejtë’ i të gjitha dietave? Kufizoni sheqernat e shtuara. Që të gjitha dietat janë në fakt dakord për këtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga menaxhimi i peshës tek sasia e kripës

10 hapa për një zemër të shëndetshme!


Nga shërimi i diarresë tek infeksionet vaginale

Arrat ndihmojnë në shërimin e këtyre sëmundjeve

Flasin mjekët për faktet që duhet t’i dini

A është gjenetike sëmundja e depresionit?