03.05.2023 - 10:32
Albina Kelmendi me familjen e saj kanë filluar rrugëtimin e tyre në Liverpool, me shpresat për ta përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në skenën e Eurovisionit.
Sot, Shqipëria pati provat e para në këtë skenë, dhe nga pamjet që ka publikuar faqja e Eurovision, duket se performanca e tyre do të jetë drithëruese.
Në paraqitjen e tyre skenike, të gjashtë anëtarët e grupit janë të veshur me të zeza ndërsa në skenë mbizotëron edhe ngjyra e kuqe.
Albina dhe Familja Kelmendi do të performojnë në gjysmë-finalen e dytë të Eurovisionit, me 11 maj, e 14-ta në rend. Këtë edicion, Eurovisioni mbahet në Liverpool në Britani të Madhe.
View this post on Instagram
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Hidhet shorti në Eurovision
Kur do të performojë këngëtarja Albina Kelmendi
Eurovision 2023
Zbulohet logoja dhe slogani i festivalit të madh
Nis numërimi mbrapsht
Sot nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH
Pas fitores në Festivalin e RTSH-së