Në vitin 2020, kur përfundon kontrata, David Silva bën plot 10 vjet në Manchester, aty ku ke Cityn ka fituar 3 tituj, por viti i fundit ka qenë më i vështiri, si pasojë e djalit të porsalindur, që luftoi me jetën.
Kujtimi më i vyer për mesfushorin spanjoll do të mbetet mbështetja që klubi i ka dhënë kur ai kishte më tepër nevojë për të.
Kur djali i David Silvas, Mateo, lindi para kohe dhjetorin e kaluar, Pep Guardiola ishte i bindur se ai duhet të vendoste familjen para së gjithash edhe në qoftë se kjo do të thoshte të humbiste magjinë e fansave të Manchester City-t teksa përpiqeshin të fitonin trofe.
Kështu që, Silva shpenzojë 5 muaj ndërmjet Manchester-it dhe spitalit “Casa de Salud” në Valencia, për të qënë pranë djalit që ngadalë po triumfonte mbi sëmundjen.
Për “Mirror” ai ka thënë: “Është shumë shpejt që të themi se është gjithçka në rregull me Mateon, por lajmi i mirë është që djali im çdo ditë po bëhet edhe më i fortë.
Kuptohet edhe pa e thënë, që muajt e parë pasi lindi djali kanë qënë muajt më të vështirë të jetës sime.
Gjatë asaj periudhe kuptova forcën e gruas, familjes gjithashtu shokët e ekipit dhe klubit tim.
Psikologjikisht ka qënë e vështirë por duhej të bëhesha i fortë, duke u stërvitur dhe duke u kthyer për të luajtur me City-n, por duhej të bëhesha i fortë pasi im bir po luftonte.”
Ai është ndalur veçanërisht te mbështetja e kubit, duke thënë: “Më kanë trajtuar gjithmonë mirë, por kur Mateo-ja lindi ka qënë momenti që kam kuptuar sa shumë vlerë kishte ky klub për mua.
Kanë qenë Krishtlindje. Pjesa më e ngarkuar e sezonit dhe e dija që Guardiola kishte nevojë për mua. Ne kishim ecur mirë, por ishte ende një garë e fortë në atë periudhë.
Guardiola më tha: Shiko nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa familja jote. Merr gjithë kohën e nevojshme për tu kujdesur për djalin dhe familjen dhe veten.”
Silva e mbyll intervistën, duke u shprehur: “Ne te City nuk jemi vetëm njerëz të suksesshëm, ne jemi njerëz të mirë që njohin rëndësinë e familjes”. Për Silvën, me siguri që Botërori i Rusisë ka qenë i fundit me përfaqësuesen spanjolle.