Organizata për Sigurinë dhe Bashkëveprimin në Europë (OSBE) ka reaguar pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku u zgjodhën anëtarët e këtyre dy institucioneve, vjen reagimi nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Përmes një deklarate OSBE ka përgëzuar prokurorët dhe gjykatësit që sipas saj zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë.
“Dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur,” shkruhet në reagim.
Deklarata e OSBE:
Mirëpresim ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor – dy institucione themelore për një sistem drejtësie plotësisht funksional, të pavarur, profesional dhe të besueshëm.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të vijojë të mbështesë reformën në drejtësi, e cila do të mund të quhet e përfunduar vetëm atëherë kur të ndihet nga qytetarët shqiptarë, në jetën e tyre të përditshme, në mbarë vendin.