MENU
klinika

U godit nga trageti i linjës Durrës-Bari

Mbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut

10.05.2023 - 09:45

Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut, ndërkohë fatmirësisht është bërë i mundur shpëtimi i tre peshkatarëve të cilët ndodheshin në të.

Burime për mediat bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm është bërë i mundur shpëtimi i tre peshkatarëve mjeti i të cilëve u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit. Peshkatarët e mbetur në det të hapur ishin Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed, të cilët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Përplasja me tragetin shkaktoi çarje të peshkarexhës dhe si pasojë filloi të mbushej me ujë. Alarmi u dha nga familjarë të shqetësuar të peshkatarëve që ndodheshin në bord, pasi kishin humbur kontaktet me ta.

Njoftimi i policisë: 

Port, Durrës

Policia Kufitare e portit të Durrësit shpëton 3 shtetas që lundronin me një peshkarexhë me konstrukt druri, dhe rrezikonin të mbyteshin, pasi peshkarexha iu fundos në det.

Rreth orës 00:05, QNOD ka njoftuar Policinë Kufitare të portit të Durrësit, se 3 shtetas që ndodheshin në një motopeshkarexhë, kërkonin ndihmë, pasi rrezikonin të mbyteshin në det.

Menjëherë në ndihmë të tyre është nisur Policia Kufitare me mjetin lundrues, GDF-ja dhe roja bregdetare.

Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të portit të Durrësit ka mbërritur në kohë dhe ka shpëtuar nga mbytja shtetasit që ndodheshin në ujë, pasi motopeshkarexha iu ishte fundosur në det.

Punonjësit e Policisë Kufitare kanë marrë në mjetin lundrues të Policisë, kapitenin, shtetasin S. A., 54 vjeç dhe pjesëtarët e bordit, shtetasit K. K., 30 vjeç dhe M. E., 50 vjeç, të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para dyshohet se motopeshkarexha është goditur nga një traget, i cili ka pezulluar lundrimin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrezikojnë tre peshkatarët

Mbytet peshkarexha në Vlorë!


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin